Shqyrtimi i padisë për sulm seksual kundër Steven Tyler ka sjellë lajme të mira për artistin.
Gjyqtarja ka rrëzuar shumicën e pretendimeve, por ka lejuar vazhdimin e çështjes për një episod të dyshuar seksual.
Avokati i Tylerit e ka cilësuar vendimin si një fitore të madhe, duke theksuar se shumica e kërkesave janë rrëzuar.
Julia Misley kishte paditur Tylerin për pretendimet e saj se është sulmuar seksualisht në të kaluarën.
Gjyqi vazhdon më 31 gusht.





