Kreu i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar për media pak para nisjes së takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.
I pyetur se cilën datë PDK e preferon për zgjedhje, Hamza tha se nuk ka një të tillë. ‘Cilëndo brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese’, tha ai.
Ai gjithashtu deklaroi se do ta respektojnë cilëndo datë, e cila do të jetë brenda afateve kushtetuese.





