Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani ka shprehur pikëllimin e tij për humbjen ndaj Turqisë në një postim në Instagram.
Ai ka thënë se është një ëndërr që u ndal pak para fundit, por se Kosova do të rikthehet më e fortë.
Asllani ka shkruar: “Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”.





