Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni mund ta sheh ‘vijën e finishit’ në luftën e Iranit, e cila tani është në javën e saj të pestë, dhe se SHBA-ja do të duhet të rishqyrtojë lidhjen me NATO-n pas konfliktit. ‘Ne mund ta shohim vijën e finishit.
Nuk është sot, nuk është nesër, por po vjen’, tha Rubio për Fox News Channel.
Lufta filloi më 28 shkurt kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin.
Teherani u përgjigj duke nisur sulmet e veta ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit me baza amerikane.





