Filmi horror ‘Obsession’ ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke kaluar 340 milionë euro të ardhura globale nga shitja e biletave.
Pas dy muajsh në kinema, filmi ka arkëtuar rreth 206 milionë euro në tregun vendas dhe 134 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.
I drejtuar nga YouTuberi Curry Barker, filmi është realizuar me një buxhet prej vetëm rreth 640 mijë eurosh, ndërsa të drejtat e shpërndarjes u blenë për afërsisht 12 milionë euro, duke e kthyer atë në një nga surprizat më fitimprurëse të vitit.
Ndryshe nga shumica e filmave që humbasin interesin e publikut pas disa javësh, “Obsession” ka vazhduar të tërheqë shikues.
Vetëm gjatë fundjavës së festës së Pavarësisë në ShBA, ai arkëtoi rreth 4.5 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 10.2 milionë euro në tregjet e huaja.
Historia ndjek personazhin Bear, të interpretuar nga Michael Johnston, i cili bën një marrëveshje misterioze për të fituar zemrën e Nikkit, personazh i luajtur nga Inde Navarrette.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





