Thirrje për Mërgimtarët: Përdorni Rrugët Alternative për Kalimin në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët në mërgim, që planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, të përdorin rrugët alternative për të shmangur kalimin përmes Serbisë.

Autoritetet serbe arrestuan Osmam Selmanin nën dyshimet për krime lufte të pretenduara në vitin 1999.

Ministria po ashtu apelon për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi dhe raporton raste të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Kosovës.


- Advertisement -

Zyrja Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi monitoron dhe trajton çdo rast të raportuar, ndërsa ka njoftuar delegacionin e BE-së në Serbi dhe dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të QUINT-it në Serbi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -