Festivali i Humorit Shqip Up Comedy zgjerohet jashtë Zvicrës në qytete të tjera evropiane

Organizatori i festivalit të humorit Shqip Up Comedy, Ridvan Murati, ka bërë të ditur se ky event do të zgjerohet edhe jashtë Zvicrës, duke sjellë për herë të parë edicionin e tij në qytete të tjera evropiane.

Pas katër edicioneve të suksesshme në Zürich, festivali do të nisë një kapitull të ri me organizimin e edicionit të parë jashtë Zvicrës, me ndalesën e parë në Këln të Gjermani më 25 prill 2026.

Murati gjithashtu ka paralajmëruar shfaqje në Frankfurt më 5 dhjetor 2026, si dhe në Vjenë, Londër dhe New York City në të ardhmen.


- Advertisement -

Festivali vazhdon rrugëtimin e tij në qytete të tjera të rëndësishme, duke sjellë humorin për publikun shqiptar në diasporë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *