Partia Demokratike e Kosovës akuzon Qeverinë Kurti se ka lejuar funksionimin e institucioneve ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës dhe ka legjitimuar dokumentet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.
PDK thotë se kjo veprimtari është e dëmshme për integritetin e shtetit.
Opozita i bën thirrje kryeministrit Kurti që të ndalojë politikat që fuqizojnë narracionin e Serbisë kundër Kosovës.





