Ferma VIP pritet të përfundojë herët dhe të zgjasë rreth 80 ditë – Informacione ekskluzive

Edhe pse në fillim të këtij rrugëtimi televiziv u paralajmërua se reality show këtë vit do të zgjaste plot 100 ditë, duket se planet në produksion kanë ndryshuar dhe po i kthehen modelit të sezoneve të mëparshme.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se Ferma VIP pritet të mbyllet më herët, duke zgjatur rreth 80 e ca ditë në total, një kohëzgjatje e ngjashme me edicionet e kaluara.

Data e finales së madhe pritet të jetë në mesin e muajit qershor, ku 15 qershori ose 19 qershori përmenden si opsionet kryesore për mbrëmjen e ndarjes së çmimit të madh.


- Advertisement -

Vendimi për ta përfunduar më herët programin thuhet se lidhet edhe me një arsye strategjike: nisja e sezonit të verës dhe, mbi të gjitha, ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit, që tradicionalisht “rrëmben” vëmendjen e audiencës dhe i mban shikuesit para ekranit.


- Advertisement -