Falsifikimet e mallrave në tregun e Kosovës: Problemi serioz që vazhdon të rritet

Produktet e falsifikuara vazhdojnë të jetën një problem serioz në tregun e Kosovës, duke prekur brendet ndërkombëtare dhe mallrat e përditshme.

Sipas dy hulumtimeve të Kiks Kosova, mbi 50% e mallrave të sekuestruara në vitin 2025 ishin pije të falsifikuara si Coca-Cola, Sprite dhe Fanta, ndërsa pas tyre renditen veshmbathjet, detergjentët, parfumeria dhe produktet kozmetike.

Dogana e Kosovës ka ndaluar mbi 111 mijë artikuj të dyshuar për falsifikim, me vlerë në qindra mijëra euro, ndërsa brendet si Nike, Adidas, Gucci dhe Prada janë të mbrojtura me ligj edhe në Kosovë.


- Advertisement -

Përdorimi apo shitja e produkteve me logo të tyre pa autorizim është shkelje ligjore dhe mund të konsiderohet si vepër penale.

Florentina Grubi, përfaqësuese ligjore, thekson se tregtia online e bën më të vështirë ndjekjen e rasteve të falsifikimeve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *