Komisionerja evropiane për zgjerim: Viti 2026, momenti i mundësive për Kosovën

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos ka thënë se viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën.

Deklaratat ajo i bëri në platformën X ku i përmblodhi edhe takimet që i zhvilloi në vendin tonë. “Faleminderit për pritjen e ngrohtë. 88% e popullit të Kosovës beson në perspektivën evropiane të vendit.

Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi thirrjes së tyre për të intensifikuar nivelin e punës për çështjet ekonomike, për përparimin demokratik dhe për reformat.


- Advertisement -

Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën.

Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet të qëndrueshëm institucional”, shkroi zyrtarja e lartë evropiane rreth takimit që pati me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kos duke folur për takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena HHaxhiu tha mes tjerash se pret me padurim të kthehet në Kosovë “sapo të gjendet përsëri stabiliteti i plotë institucional”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *