Fabjola Elezaj dhe Adion Puka tani janë ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it.
Kjo për faktin se raporti i tyre nisi në Ferma VIP 3, më pas u kundërshtua nga vëllai i modele-s, e që tani gjithçka ka ndryshuar. “Në kurthin e Pitër Pan”, Ola tregoi se si qëndron aktualisht raporti i të vëllait me Adin.
Ajo thekson se e gjithë ajo u bë për faktin se mendonte që mos kjo lidhje ishte për lojë. “Vëllai e donte shumë edhe Adionin edhe mua.
Thjesht ka pasur frikën se ne thjesht luajmë me njëri-tjetrin.
Nuk kemi arritur t’ia tregojmë njerëzve që ne duhemi aq shumë dhe tani që dolëm jashtë gjithë e kanë kuptuar edhe vëllai, kanë një raport fantastik”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Ai shumë i mirë u tregua se kam pasur ca komente gjasmë me presion, aman”.






