Epilogu ligjor i divorcit të Ioan Gruffudd dhe Alice Evans: Gjykata vendos për urdhrin e mbrojtjes dhe përkrahjen financiare

Pas vitesh përplasjesh publike dhe akuzash të ndërsjella, divorci i trazuar mes aktorëve Ioan Gruffudd dhe Alice Evans ka marrë më në fund epilogun ligjor.

Gjykata në Los Angeles ka dhënë vendimin përfundimtar, duke zgjatur për pesë vjet të tjera urdhrin e mbrojtjes në favor të Gruffudd ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër, Evans doli më e favorizuar në aspektin financiar të procesit gjyqësor, raportojnë mediat e huaja.


- Advertisement -

Pas një seance dëgjimore nëntëditore të zhvilluar në muajin mars, gjykatësi Michael J.

Convey vendosi të zgjasë urdhrin e mbrojtjes ndaj Alice Evans edhe për pesë vite.

Vendimi u mor për shkak të asaj që u cilësua si ngacmim i vazhdueshëm ndaj aktorit 52-vjeçar dhe bashkëshortes së tij aktuale, Bianca Wallace.

Sipas gjykatësit, aktorja 58-vjeçare u kishte shkaktuar dëme serioze emocionale ish-bashkëshortit dhe partneres së tij përmes sjelljes së saj ndër vite.

Sa i përket aspektit financiar, vendimi ishte kryesisht në favor të Alice Evans.

Sipas marrëveshjes paramartesore, ylli i filmit ‘Fantastic Four’, Ioan Gruffudd, do t’i paguajë ish-bashkëshortes 10 për qind të të ardhurave të tij bruto, që aktualisht përkthehen në 1,862 dollarë në muaj.

Përveç kësaj, ai do të vazhdojë të paguajë edhe 3,579 dollarë në muaj për mbështetjen financiare të dy vajzave të tyre, Ella 16-vjeçare dhe Elsie 12-vjeçare, të cilat jetojnë ekskluzivisht me nënën.

Gjykata hodhi poshtë pretendimin e Gruffudd se kishte paguar rreth 400 mijë dollarë më shumë se sa duhej për alimentacionin, duke konstatuar se mbipagesa reale ishte vetëm 27 mijë dollarë.

Ndërkohë, Evans iu njoh e drejta për të përfituar 168 mijë dollarë nga një llogari private, megjithëse gjykatësi e kritikoi për faktin se nuk e kishte deklaruar këtë shumë në kohë para gjykatës, gjë që, sipas tij, dëmtoi besueshmërinë e saj.

Ioan Gruffudd kishte kërkuar që të lirohej plotësisht nga detyrimi për të paguar mbështetje financiare për ish-bashkëshorten, duke argumentuar se për vite me radhë kishte qenë viktimë e abuzimit psikologjik dhe e një fushate të vazhdueshme ngacmimi në rrjetet sociale.

Gjykatësi Convey pranoi se Alice Evans kishte ushtruar dhunë në familje, e cila kishte ndikuar negativisht në shëndetin mendor dhe karrierën e aktorit.

Në vendimin e shkruar thuhet se ekziston një ‘sasi e madhe provash bindëse dhe të besueshme’ që tregojnë se sjellja e Evans ka dëmtuar rëndë Gruffudd dhe Bianca Wallace për vite me radhë, duke ia vështirësuar aktorit vazhdimin e karrierës me të njëjtin ritëm si gjatë martesës.

Megjithatë, gjykatësi shpjegoi se, pavarësisht kësaj, ligji dhe marrëveshja paramartesore e detyrojnë aktorin të vazhdojë pagesat ndaj ish-bashkëshortes. ‘Ekziston një argument i fortë se Alice nuk duhet të përfitojë nga sjellja e saj abuzive, por ky rezultat buron nga dispozitat e ligjit familjar dhe kushtet e marrëveshjes paramartesore’, thuhet në vendim.

Ai shtoi gjithashtu se ngacmimet në internet, në këtë rast, konsiderohen kundërvajtje dhe jo vepër penale, çka nuk mjaftonte për të ndryshuar vendimin financiar. Çifti u nda pesë vite më parë dhe shumë shpejt divorci i tyre u shndërrua në një spektakël publik.

Alice Evans publikonte pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale detaje nga prishja e martesës dhe akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit.

Në postimet e saj të para, ajo pretendonte se Gruffudd e kishte braktisur atë dhe dy vajzat e tyre.

Më pas e akuzoi se e kishte tradhtuar për tre vite me partneren e tij aktuale, Bianca Wallace.

Evans gjithashtu pretendonte se aktori nuk paguante alimentacionin, ndërsa, sipas saj, blinte orë luksoze Rolex për partneren e re, ndërkohë që ajo dhe vajzat ‘nuk kishin çfarë të hanin’.

Aktorja ka deklaruar se gjatë 14 viteve martesë kishte lënë pas dore karrierën e saj në aktrim me insistimin e bashkëshortit, për t’iu përkushtuar familjes.

Pas divorcit, ajo u përball me vështirësi financiare dhe në fund u detyrua të shiste shtëpinë familjare në Beverly Hills.

Avokatja e saj, Janina Verano, tha në gjykatë se reagimet e Evans në rrjetet sociale nisën gjatë pandemisë, pasi ajo mësoi për lidhjen e Gruffudd me Bianca Wallace, e cila në atë kohë punonte si figurante në serialin ‘Harrow’. ‘Ajo humbi kontrollin.

Ishte plotësisht e shkatërruar emocionalisht’, tha Verano.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *