Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka reaguar për mosftesën e Kosovës në Samitin e NATO-s që mbahet javën e ardhshme në Ankara, duke e cilësuar pjesëmarrjen në këtë takim si prioritet të politikës së jashtme të vendit.
Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, prania e Kosovës në samite të tilla është me rëndësi strategjike.
Hoxhaj vlerëson se Kosova ka dëshmuar partneritet me NATO-n dhe se pjesëmarrja në samite të tilla duhet të jetë objektiv i vazhdueshëm i diplomacisë kosovare.
Diplomacia matet me praninë në tavolinat ku merren vendimet.
Kur mungon në ato tavolina, mungon edhe mundësia për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të shtetit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





