Punimet në aksin rrugor Livadhet e Istogut – Mokna po zhvillohen me investim prej mbi 3.6 milionë euro në Kosovë

Punimet në aksin rrugor Livadhet e Istogut – Mokna po zhvillohen sipas planit, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Sipas ministrisë, projekti financohet tërësisht nga ky institucion dhe po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Istogut.

Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet në fazën e dytë të projektit, e cila përfshin 11.9 kilometra rrugë, me një vlerë të kontratës bazë prej 2,844,411.83 euro.


- Advertisement -

Ministria bëri të ditur se, së bashku me fazën e parë të përfunduar më herët, investimi total në këtë aks rrugor arrin në mbi 3.6 milionë euro, duke mundësuar asfaltimin e 19.1 kilometrave rrugë.

Sipas njoftimit, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, të lehtësojë qasjen në një nga zonat me potencial të madh turistik të Istogut dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe vizitorët. ‘Vazhdojmë me investime konkrete që modernizojnë infrastrukturën rrugore dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve në çdo komunë të Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *