Enis Osmani zë vendin e Faton Pecit si kryetar i degës së GUXO-s në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, nuk do të jetë më kryetar i degës së GUXO-s në Mitrovicë.

Peci ka njoftuar se drejtimin e degës së kësaj partie nga tani e tutje do ta marrë Enis Osmani, të cilit i ka uruar sukses në konsolidimin e mëtejshëm të subjektit politik.

Në një postim në Facebook, Peci ka falënderuar strukturat e GUXO-s në Mitrovicë për bashkëpunimin gjatë katër viteve, periudhë gjatë së cilës, përveç bashkëkryetar, ai ka drejtuar edhe degën e partisë. “Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë.


- Advertisement -

Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët”, ka shkruar Peci.

Ai ka përmendur edhe rezultatin e GUXO-s në zgjedhjet e fundit për Kuvendin Komunal, ku, sipas tij, subjekti doli i treti në garën për asamble.

Peci ka vlerësuar gjithashtu partneritetin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se ky bashkëpunim ishte vendimtar për ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë. “Bashkë do të vazhdojmë.

Kryetarit të ri të degës së GUXO-s në Mitrovicë, Enis Osmani, dhe ekipit të tij i uroj sukses në konsolidimin e mëtejshëm të partisë”, ka shkruar ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *