Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar një emision të veçantë të pullave postare për të festuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky emision shënon një jubile historik që përkujton vlerat e lirisë dhe demokracisë për të cilat kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë komunitetet demokratike në të gjithë botën.
Pjesë e emisionit janë një pullë postare me vlerë prej €2.10 dhe Zarfi i Ditës së Parë, simbole të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, e cila ka lënë gjurmë të mëdha në historinë botërore.
Posta e Kosovës shfaq respektin dhe vlerësimin për këtë jubile, duke treguar solidaritetin dhe miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




