Moderatorja e njohur, Elita Rudi, dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, kanë filluar pushimet verore, duke zgjedhur Egjiptin si destinacion për disa ditë relaksi larg detyrave të përditshme.
Në postimet e tyre në rrjetet sociale, çifti po ndanë pamje nga udhëtimi, duke përfshirë momente romantike dhe ambient luksoz.
Elita shfaqet elegante në fustan blu të gjatë, me aksesorë të përshtatshëm për ambientin e pushimeve.
Përshkrimi i saj në Instagram: “E humbur në netët arabe”, përshkruan atmosferën magjike të mbrëmjeve në Egjipt.
Edhe pse prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, ata vazhdojnë të gjejnë kohë për momente të veçanta si çift.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





