Mateo dhe Brikena në qendër të vëmendjes për dyshimet e një krisjeje të re

Vetëm pak ditë pasi konfirmuan se i kishin dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre, Mateo dhe Brikena janë rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të dyshimeve se mes tyre mund të ketë lindur një tjetër krisje.

Aludimet kanë nisur të qarkullojnë mes ndjekësve pas disa momenteve të vërejtura në daljet e tyre të fundit publike.

Gjithçka mori hov gjatë emisionit “Top Arena”, ku të dy janë pjesë e panelit.


- Advertisement -

Gjatë një momenti vallëzimi në studio, Brikena u largua nga Mateo, duke e lënë atë vetëm në skenë, një veprim që u komentua gjerësisht nga publiku.

Ndërkohë, në emisionin e mbrëmjes së kaluar, ajo mungoi gjatë pjesës më të madhe të programit dhe u shfaq në ekran vetëm gjatë rubrikës së saj.

Me të hyrë në studio, Brikena sqaroi arsyen e mungesës, duke deklaruar: “Tani e tutje do më shihni vetëm në rubrikën time, jam e ngarkuar me punë, por më shumë jam e ngarkuar emocionalisht”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *