Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi, duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre, teksa kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e radhës. Çifti ka ndarë së fundmi fotografi së bashku në rrjete sociale, ku shihen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurrë, shkruan IndeksOnline.
Pamjet e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, me komente të shumta pozitive dhe reagime që i përgëzojnë për lidhjen.
Pas paraqitjeve të shpeshta në publik dhe postimeve të fundit, Eli dhe Klodi po komentohen gjithnjë e më shumë si çifti më i ri i estradës, teksa duket se nuk kanë më asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë raportin e tyre.
Ajo që ra në sy në mesin e komenteve ishte edhe reagimi i ish-banores tjetër të BBVK-së, Ana Ejupi, e cila u shpreh hapur se dyshja është ‘çifti i saj i preferuar’.
Ky koment, për shumë ndjekës, u pa si një ‘vulë’ e bukur mbi raportin e tyre, duke e bërë edhe më të qartë se Elijona dhe Klodi tashmë po e jetojnë publikisht lidhjen.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






