Elijona Binakaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka ndarë detaje rreth jetës së saj pas daljes nga shtëpia e spektaklit.
Në një intervistë për emisionin “Ora 7”, ajo shprehet se dëshira e saj për të qenë në ekran është shumë e madhe. ‘Dëshira e madhe që të më shohin në ekran mund të realizohet, oferta kam’, tha ajo.
E në vazhdim shtoi: ‘Krejt ata që më duan mund të më shohin shumë shpejt’.
Elijona po ashtu u shpreh se do të pëlqente të punonte në projekte televizive, por nuk zbuloi detaje mbi fushën apo projektin specifik që do të zgjidhte.





