Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili po merr pjesë në protestën e studentëve shqiptarë në Shkup.
Ata kanë ngritur zërin e tyre me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Para gazetarëve, Vasili tha se sot gjendet në Shkup për gjuhën shqipe. ‘Sa herë mblidhen shqiptarët kemi rezultat, kur shqiptarët bëhen bashkë çdo gjë jep rezultat’, tha ai.
Shqiptarët ngritin zërin në Shkup: Shqip do flitet deri në pafundësi!





