Juela Nikolli tregon për eksperiencën në Big Brother VIP Albania 5 dhe për ish-banorët e tjerë

Juela Nikolli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5 ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Live From Tirana’.

Ajo ka folur për jetën pas këtij reality shou, muzikën por edhe për ish-banorët e tjerë.

E pyetur për Selin, ajo u shpreh: ‘Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt’. ‘Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, ashtu që është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja’, theksoi mes tjerash.


- Advertisement -

Sa i përket asaj nëse e ka merituar fitoren, Juela shtoi: ‘Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar.

Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë’.

E njëjta ka ecur tejet gjatë në lojë dhe ka qenë e pozicionuar nga grupi e Mirit dhe Rogertit.


- Advertisement -