Këngëtarja e njohur Eli Fara ishte një nga të ftuarit në emisionin “Live me Luizin”, emisioni më i ri që nisi sot transmetimin.
Gjatë bisedës, ajo ndau një moment delikat nga një dasmë, ku iu desh të largohej për shkak të drejtuesit të dasmës. “Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet.
Isha për një dasmë, organizohej në drekë.
U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm.
Ishte afër aeroportit, mbërrij atje.” “Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit.
Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasmë?
Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!” “Pas 10 minutash sërish: Çohu ti!
Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





