Dy Raste të Dhunës në Familje Regjistrohen në Kosovë gjatë Ditës së Fitër Bajramit

Në ditën e Fitër Bajramit, në Kosovë u regjistruan dy raste të dhunës në familjes.

Sipas policisë, në Shtërpcë rreth orës 17:50, një baba kishte sulmuar fizikisht të bijën, me ç’rast ajo ka pranuar tretman mjekësor. ‘Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit tasti shkon në procedurë të rregullt,’ thuhet në njoftimin e policisë.


- Advertisement -

Ndërsa në Pejë, raportohet se një burrë kishte ofenduar dhe rrahu djalin e tij. ‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt,’ thuhet në njoftim.


- Advertisement -