Kate Moss, ikona e bukurisë: Një set fotografik frymëzuar nga Hollywood-i i vjetër

Kate Moss vazhdon të tregojë se mbetet një ikonë e bukurisë, edhe në moshën 52-vjeçare, teksa shfaqet në një set të ri fotografik me frymëzim nga Hollywood-i i vjetër.

Supermodelja britanike ka kombinuar elegancën klasike të Marilyn Monroe me stilin e lirshëm të Brigitte Bardot, në një realizim për revistën EE72 të Edward Enniful, në bashkëpunim me fotografin Nick Knight, shkruan DailyMail.

Në imazhet artistike, Moss shfaqet herë me një fustan elegant të zi mbi një piano të artë, e herë me një dukje më minimaliste dhe sensuale, duke ruajtur sharmin që e ka bërë të famshme ndër vite.


- Advertisement -


- Advertisement -