Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.
Ajo ka uruar babanë e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindje duke postuar disa fotografi të tyre të përbashkëta.
Në postim, Dua ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë.
Të dua shumë”.
Në mesin e imazheve të përbashkëta, ka zgjedhur të ndajë edhe disa nga fëmijëria, duke rikujtuar momentet e lumtura dhe kujtimet e veçanta me familjen.
Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale, të cilët kanë komentuar me mesazhe urimi dhe admirimi për marrëdhënien e ngushtë mes babait dhe vajzës.
Dua shpesh ndan momente intime familjare me ndjekësit, duke treguar një anë më të ngrohtë dhe personale përtej skenës dhe suksesit ndërkombëtar.
