Ylli global i muzikës pop, Dua Lipa, i ka kënaqur fansat e saj duke publikuar disa fotografi të papara më parë nga muaji i mjaltit romantik në Itali me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner.
Këngëtarja ndau një sërë momentesh intime në rrjetet sociale që zbulojnë se sa shumë i shijon javët e para të jetës martesore.
Fotot tregojnë përqafime buzë detit, momente relaksi në plazh, udhëtime me makinë nëpër peizazhe piktoreske italiane, darka me gastronomi të nivelit të lartë dhe hotelet luksoze ku qëndruan gjatë udhëtimit të tyre.
Fotot spontane nga dhoma dhe banjoja e hotelit, si dhe momentet romantike së bashku larg syrit të publikut, tërhoqën vëmendje të veçantë.
Dua postoi një album fotografish me mbishkrimin e shkurtër: ‘Parajsa në Tokë’, duke e bërë të qartë se sa shumë po e shijon këtë kohë të veçantë në jetën e saj.
Fansat komentuan për natyralitetin dhe emocionin e sinqertë që rrezaton secila foto, ndërsa shumë theksuan se çifti duket më i lumtur se kurrë.
Pas dasmës së tyre në fillim të qershorit në Itali, çifti i sapomartuar vendosi ta kalonte muajin e mjaltit duke vizituar disa nga destinacionet më të bukura italiane.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





