Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një fjalim mbrëmë në ngjarjen e organizuar për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane, ku ka theksuar mundësitë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, tregtisë, investimeve ekonomike dhe energjisë me Kosovën.
Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova ka qëndruar gjithmonë me SHBA-në dhe se bashkërendimi mes tyre është i rëndësishëm për të ndërtuar një ekonomi prosperuese.
Prattipati iu drejtua edhe të rinjve të Kosovës, duke i cilësuar ata si ‘arkitektët e së nesërmes’, duke theksuar talentin, energjinë dhe ambicionin e tyre si burime të rëndësishme.
Në fund, ajo tha se një Kosovë e qëndrueshme dhe e ‘begatë’ është e mirë për Evropën dhe botën në tërësi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





