Dua Lipa feston dasmën e saj madhështore në Londër para dasmës luksoze në Sicili

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit fotografi nga dasma e saj madhështore me aktorin Callum Turner.

Këngëtarja dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë në një ceremoni intime në Londër, përpara se të festonin dashurinë e tyre me një dasmë luksoze treditore në Sicili, e cila mblodhi pranë tyre familjarë, miq të ngushtë dhe shumë emra të njohur.

Deri më tani, detajet e ceremonisë ishin mbajtur larg syrit të publikut, por Dua ka vendosur të zbulojë disa nga momentet më të bukura të kësaj ngjarjeje të veçantë.


- Advertisement -

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, artistja shfaqet për herë të parë me vellon e bardhë, duke mahnitur fansat me elegancën dhe paraqitjen e saj.

Në një sërë imazhesh romantike, Dua dhe Callum Turner shihen duke pozuar pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer vështrime plot dashuri dhe momente të ëmbla para kamerës. Çifti dukej më i lumtur se kurrë, ndërsa fotografitë pasqyronin atmosferën magjike të festës së tyre.

Për këtë ditë të veçantë, Dua kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant, i cili kishte disa detaje me gurë, dhe me shpinë të hapur.

Me një paraqitje të kuruar deri në detaje, artistja rrezatonte bukuri dhe finesë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *