Donika Gërvalla: Vetëvendosje do të presë certifikimin e zgjedhjeve para bashkëpunimeve politike

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj do të presin certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve para se të diskutojnë për bashkëpunime politike dhe mundësitë për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së vendit.

Ajo u shpreh optimiste se vendi nuk do të përballet sërish me bllokada institucionale, duke shtuar se mandati i marrë nga qytetarët duhet të respektohet.

E pyetur nëse kanë vija të kuqe ndaj ndonjë partie apo me cilat subjekte mund të bashkëpunojnë për çështjen e zgjedhjes së presidentit ose presidentes, Gërvalla tha se aktualisht nuk ka diskutime për koalicione dhe se fillimisht duhet të pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.


- Advertisement -

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, Gërvalla tha se koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët dhe se kjo duhet të reflektohet në proceset e ardhshme politike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *