Dolly Parton, një nga ikonat më të mëdha të muzikës country dhe një filantrope e njohur, u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Përveç hiteve dhe karrierës së saj të gjatë, ajo la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e arsimit dhe mbështetjes së fëmijëve.
Një nga projektet më të rëndësishme të jetës së saj ishte “Imagination Library”, programi që Parton themeloi në vitin 1995 dhe përmes të cilit fëmijëve u dërgohen libra falas që nga lindja deri në moshën pesëvjeçare.
Ideja lindi nga historia e babait të saj, Robert Lee Parton, i cili, për shkak të varfërisë, e kishte lënë shkollën që fëmijë dhe nuk kishte mësuar as të lexonte e as të shkruante.
Dolly e konsideronte atë një nga njerëzit më të zgjuar që kishte njohur dhe e krijoi këtë nismë si një dedikim për të.
Ajo që nisi si një projekt lokal në vendlindjen e saj në Tennessee u shndërrua në një program ndërkombëtar, i cili sot është përhapur në vende si Kanadaja, Britania e Madhe, Irlanda dhe Australia.
Përmes tij janë shpërndarë më shumë se 300 milionë libra për fëmijë.
Parton besonte se librat mund t’u jepnin fëmijëve jo vetëm njohuri, por edhe mundësinë për të ëndërruar dhe për të imagjinuar një të ardhme më të mirë.
Studime kanë treguar gjithashtu se fëmijët e përfshirë në program kanë më shumë gjasa të krijojnë zakone të leximit së bashku me prindërit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





