Dolce e përlotur: Zhgënjimi pas raportit me Lim Hotin

- Advertisement -

Në Big Brother VIP Kosova, momentet emocionuese mes Dolce dhe Lim Hotit kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Raporti mes tyre, i cili nisi dhe përfundoi shumë shpejt, ka lënë pasoja emocionale tek banorja.

Lim Hoti u shpreh se ka respekt për Dolcen edhe pse historia e tyre përfundoi kështu dhe e vlerëson si femër. Megjithatë, Dolce u duk e lënduar nga kjo situatë, duke pranuar se nuk e kishte pritur një zhvillim të tillë.

Banorja u zhvendos më pas në dhomën e rrëfimit, ku u shfaq e prekur dhe përlotur. Ajo theksoi se nuk kishte problem me historinë në vetvete, por dëshira e saj ishte që sqarimi të ndodhte direkt me Limin, jo të zbulohej në Prime.

- Advertisement -

Skena u komplikuar edhe më tej kur Lim u pa menjëherë pas kësaj marrëdhënieje në lavanderi duke u përqafuar me Albën. Këto gjeste duket se zhgënjyen Dolcen, e cila u shpreh e dëshpëruar dhe e prekur nga situata.

Tensioni dhe emocionet mes banorëve duket se nuk do të ndalen, dhe fansat presin me padurim zhvillimet e mëtejshme në shtëpinë e Big Brother VIP.

- Advertisement -