Kanë kaluar dy muaj që nga ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi, një humbje që ka tronditur familjen, miqtë dhe publikun e gjerë.
Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka shprehur dhembshurinë e saj në rrjetet sociale: “Dy muaj pa ty, Shpat.
Mungesë shpirti, përjetë”.
Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, në fund të muajit nëntor, si pasojë e një sulmi në zemër.
Largimi i tij i papritur la pas një dhimbje të madhe, por kujtimi i tij vazhdon të jetë i gjallë përmes muzikës dhe dashurisë së publikut që e ndoqi ndër vite.





