DJ Gimbo feston ditëlindjen e nënës së tij në mënyrë emocionuese

DJ Gimbo ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Instagram, duke uruar nënën e tij me rastin e ditëlindjes.

Ish-banori i BBVA-së, ka zgjedhur ta shoqërojë urimin me një fotografi të ëmbël nga fëmijëria, ku shihet së bashku me nënën e tij.

Krahas imazhit, ai ka përcjellë edhe urimin e tij për të, duke e bërë postimin një dedikim të veçantë dhe plot emocione. ‘Urime ditëlindjen nana jem, festofsh gjithmonë me lumturi edhe shëndet, drita e syve të mi.


- Advertisement -

Të don djali shumë,’ ka shkruar DJ Gimbo në urimin e tij për nënën.

Dedikimin e veçantë ai vendosi ta shpërndante me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare, gjegjësisht në InstaStory.

DJ Gimbo është një personazh tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë edhe për shkak të pjesëmarrjes së tij në BBVA.

Ndjekësit dhe fansat e tij janë përherë kurioz për jetën personale, sidomos edhe për lidhjen që ka krijuar me balerinën, Selin Bollati.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *