Dhurata Dora konfirmohet për të performuar në Sunny Hill Festival 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është konfirmuar zyrtarisht si një nga emrat që do të performojë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët përmes rrjeteve sociale, duke publikuar posterin zyrtar të artistes.

Për Dhurata Dorën, kjo do të jetë hera e tretë që performon në Sunny Hill Festival, pasi ishte pjesë e tij edhe në vitet 2024 dhe 2022.


- Advertisement -

Ajo vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare, me projekte që numërojnë qindra miliona klikime dhe një bazë të madhe fansash në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *