Dhuna në Familje Në Kosovë: Sfida e Rëndë Shoqërore

Pavarësisht masave ligjore dhe mekanizmave të ngritur për mbrojtjen e viktimave, dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze shoqërore në Kosovë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste, ndërsa ekspertët vlerësojnë se, megjithëse ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me vitet e kaluara, fenomeni mbetet alarmues dhe kërkon më shumë angazhim në parandalim, edukim dhe mbështetje për familjet.

Policia e Kosovës në një përgjigje tregoi edhe statistikat për vitin e kaluar.


- Advertisement -

Eksperti i çështjeve sociale, Vebi Mujku, tha se rastet e raportuara nuk paraqesin të gjithë përmasën e fenomenit, ndërsa faktorët që ndikojnë në rastet e dhunës në familje janë të ndryshëm, duke përfshirë rrjetet sociale, problemet ekonomike dhe përdorimin e substancave narkotike.

Mujku gjithashtu theksoi se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te ndëshkimi, por edhe te parandalimi dhe riintegrimi social i rasteve.

Ai gjithashtu kërkoi më shumë angazhim në parandalim dhe sensibilizim, duke filluar që nga institucionet arsimore.

I pyetur se si duhet vepruar institucionet e sigurisë në rastet kur çiftet apo familjet prapë vazhdojnë të qëndrojnë bashkë edhe pas dhunës, Mujku tha se këto varen nga vendimet e gjykatave dhe jo vetëm.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *