Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë shpreh shqetësim për vonesat në formimin e institucioneve

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke vlerësuar se mungesa e Kuvendit dhe Qeverisë funksionale po krijon pasiguri për ekonominë dhe bizneset vendore.

Ata kanë thirrur partitë politike që të tejkalojnë ngërçin politik dhe të mundësojnë sa më shpejt formimin e institucioneve për të siguruar një klimë të favorshme për zhvillim ekonomik.

DHTIK ka identifikuar një numër të madh ligjesh dhe çështjesh që kërkojnë ndryshime, plotësime apo rregullim të ri, si Ligjin për Tregti të Brendshme, Ligjin për Falimentim, Ligjin për Miniera dhe Minerale, etj.


- Advertisement -

Bizneset nevojiten siguri juridike, politika të parashikueshme dhe përkrahje për prodhimin vendor dhe investimet.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -