Brad Pitt rrëfen për periudhën e vështirë të jetës së tij dhe mendimet vetëvrasëse

Brad Pitt ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së tij, duke rrëfyer se ka përjetuar mendime vetëvrasëse gjatë një periudhe të dhimbshme familjare.

Aktori 62-vjeçar e bëri këtë rrëfim në një intervistë për Esquire, ku sqaroi se, edhe pse nuk kishte pasur prirje apo tentativa për të vepruar ndaj këtyre mendimeve, dhimbja që po përjetonte në atë kohë ishte aq e fortë sa nuk shihte një rrugëdalje.

Pitt gjithashtu foli për humbjen e nënës së tij, Jane, dhe për marrëdhënien tensionuar me disa prej fëmijëve të tij me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.


- Advertisement -

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u njohën gjatë xhirimeve të filmit ‘Mr. & Mrs.

Smith’ në vitin 2005 dhe u martuan në vitin 2014.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -