Detajet e vrasjes së rëndë në Breg të Diellit: Prokuroria Themelore në Prishtinë reagon

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se më datë 27 maj 2026, rreth orës 08:30, në lagjen ‘’Bregu i Diellit’’, në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën personi me inicialet A.H, transmeton Klankosova.tv.

Pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.


- Advertisement -