Fadil Muqolli, dëshmitari i Masakrës së Poklekut, ka rrëfyer për tmerrin e 17 prillit ku forcat serbe vranë 59 civilë shqiptarë.
Ai tregon se pasi i kishin kthyer në Poklek, forcat serbe i kishin ekzekutuar 59 civilët.
Muqolli tregon se forcat serbe kanë sulmuar fshatin me të gjitha mjetet dhe i kanë detyruar të kthehen me dhunë.
Familjes i kanë dalë në rrugë serbët, duke i detyruar të mos hyjnë në Drenas.
Në fund, i kanë ekzekutuar 59 njerëz në oborr.





