Sot, në Kosovë do të qëndrojë Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, për një vizitë zyrtare.
Ai do të pritet në një ceremoni ushtarake nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.
Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00.





