Deputetja Vlora Çitaku kërkon pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në diskutimin për rritjen e çmimit të naftës

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka pyetur nënkryetarin e Kuvendit, Ardian Gola, se pse asnjë deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe asnjë pjesëtar i Qeverisë nuk është në parlament kur po diskutohet çështja e rritjes së çmimit të naftës. ‘E kam një pyetje për ju: A mundeni ju lutmë, kontaktoni me përfaqësuesit e partisë suaj dhe Qeverisë që ta dimë se a do të jenë në seancë sot apo jo?’, i tha Çitaku, Golës. ‘Është ekstremisht joserioze, jo në raport me ne por në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës që asnjë deputet, asnjë ministër të mos jetë prezent’.


- Advertisement -