Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar Vetëvendosjen dhe kabinetin qeveritar për mosqëndrimin në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për çmimin e naftës.
Sadiku e quajti situatën dëshpëruese pasi as Vetëvendosja as Lista Serbe nuk ishin prezent në sallë. ‘Po flas para karrigeve të zbrazëta.
As Qeveria nuk është këtu,’ deklaroi Sadiku.





