Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka ndaluar mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. ‘Nuk e vazhdoj më këtë mbledhje, nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e maskaradave.
Nëse doni me i kapë krejt institucionet kallxoni’, është shprehur deputetja.
Në këtë komision, u vendos që intervistat do të mbahen të mërkurën dhe të premten, me fillim të orës 09:00.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dhe ajo e AAK-së, Time Kadrijaj ishin kundër vendimit, ndërsa shtatë të tjerë ishin për.





