Deputetja e LDK-së Janina Ymeri: Çmimet e produkteve të importuara do të rriten për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka paralajmëruar që çmimet e produkteve të importuara do të vazhdojnë së rrituri si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. ‘Me zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë me u rritë çmimet e të gjitha produkteve që ne i importojmë’, ka thënë Ymeri në info Magazine të Klan Kosovës. ‘Çmimi i naftës e rrit edhe çmimin e rrymës, e këto të dyja e rrisin çmimin e transportit të çdo produkti, ose çmimin e bërjes së çdo produkti’. ‘Qeverinë kjo e ka gjetur jo vetëm të papërgatitur por bukur refuzuese dhe injorante ndaj çdo këshille që na ia kena dhanë edhe si opozitë’.

Ymeri po ashtu shtjelloi se si mund të bëhet një zgjidhje për situatën aktuale me naftën. ‘Për zgjidhje gjithmonë e kemi propozu, edhe nëse sot është marrë shteti, edhe pa Kuvend, duhet me organizua importin’. ‘Edhe e njëjta strategji është edhe për naftën, se këto janë resurse që esenciale’. ‘Duhet me marrë importin edhe me analizu sa kemi import për krejt gjë që dihet përafërsisht, edhe deri ku kemi me e marrë importin.

Edhe a ka me e subvencionu Qeveria.


- Advertisement -

Edhe nëse nuk e subvencionon duhet me u parapërgatitë një vend për një vit se çka ka me bë’. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *