Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur që do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të ardhshme brenda partisë.
Ajo ka bërë të ditur se nuk do të pranonin të ishte kandidate për kryeministre nëse partinë do ta drejtonte dikush tjetër.
Bajrami u shpreh se situata politike e tanishme nuk është e lidhur me zgjedhjet e brendshme të LDK-së, të cilat pritet të mbahen në shtator ose nëntor të vitit 2027.
Ajo theksoi se, nëse nuk shihen ndryshime pozitive dhe zgjedhjet zhvillohen në një mënyrë të drejtë dhe transparente, ajo do të jetë njëra nga kandidatet. “Nëse nuk ka ndryshime pozitive, në këtë situatë, nëse ka një garë të drejtë dhe transparente, do të jem njëra prej kandidateve”, deklaroi Bajrami.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





