Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për zhvillimet e fundit sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Sipas saj, kryetari i LVV-së Albin Kurti e dinte se propozimi i Bekim Sejdiut si kandidat për president do të shkaktonte përçarje në partinë e LDK-së.
Kica-Xhelili tha se nuk do një LDK të ndarë mes ‘atyre të kryetarit’ dhe ‘atyre të gjashtë deputetëve’. ‘Nuk kam hyrë në LDK për të zgjedhur kampe brenda saj.
Kam hyrë sepse besoj në një parti ku institucioni është më i rëndësishëm se individi, ku debati nuk është tradhti dhe ku shumica ka të drejtë të udhëheqë, por pakica ka të drejtë të mos heshtë’, u shpreh ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





