Deputetja Arbërie Nagavci: Refuzimi i propozimit për president nuk është vendim i duhur për qytetarët

Para takimit të Grupit Parlamentar të VV-së, deputetja Arbërie Nagavci ka komentuar kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, duke thënë se refuzimi i një propozimi që synon shmangien e zgjedhjeve të reja dhe konsolidimin e institucioneve nuk është vendim i duhur dhe nuk është në interes të qytetarëve.

Nagavci gjithashtu tha se mos thirrja e seancës gjatë këtyre ditëve ka pasur për qëllim t’u jepet hapësirë diskutimeve dhe gjetjes së një zgjidhjeje për presidentin.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *