Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, shpreh ngushëllime për familjen e Altin Kryeziut dhe kujton takimin e tyre në QKUK

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke kujtuar takimin e fundit me babanë e tij, Elmiun, në QKUK.

Rrahmani ka treguar se të premten, gjatë vizitës në QKUK, kishte takuar babanë e Altinit, i cili kishte pësuar një aksident të rëndë në krye të detyrës si polic.

Sipas Rrahmanit, baca Elmi i ishte drejtuar me një kërkesë të vetme, të lutej për shërimin e djalit të tij, Altinit. “E kam veç një kërkesë, lutu për Altinin, se nuk e ka gjendjen mirë”, ka rrëfyer Rrahmani fjalët e babait të Altinit.


- Advertisement -

Ai ka treguar se më pas, së bashku me bacën Elmi, ishin nisur për në xhuma, me lutjen dhe shpresën tek Allahu për shërimin e Altinit. “Por sot, Altini nuk është më në mesin tonë”, ka shkruar Rrahmani, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij. “Zoti ju bashkoftë në Xhenet, baca Elmi, e familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Allahu e mëshiroftë Altinin!”, ka shkruar deputeti.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -